West në 'San Siro' për Inter-Atletico

  • A.P /
  • 20 February 2024 - 15:25
West në 'San Siro' për Inter-Atletico

ë një “San Siro” plot e përplot në ndeshjen Inter – Atletico Madrid, do të jetë një tifoz VIP: reperi amerikan Kanye West.

Pavarësisht se futbolli nuk është sporti i tij i preferuar, këngëtari nga Çikago ka prenotuar një vend në impiantin e njohur te Milanos për arsye që lidhen me albumin e tij të fundit, “Vultures 1”, si dhe për turin surprizë të paralajmëruar në Italinë Veriore.

Çuditërisht, në albumin e fundit në studio në bashkëpunim me Ty Dolla Sign, fansat e Interit shfaqen në dy këngë. Koret e “Curva Nord” janë në fakt të pranishme në Carnival dhe Stars.

Vetë “Curva Nord” publikoi një video në të cilën shihet një këngëtar i maskuar duke kënduar me ta në studio: ky do të ishte Kanye West.

Albumi i përbashkët mes Kanye West dhe Ty Dolla Sign është në fakt ndër më të dëgjuarit në Spotify që nga publikimi i tij, shkruan ss.

Ditët e fundit është përfolur për Kanye West si tifoz i Interit, ndoshta kjo është e ekzagjeruar.

Në fakt, reperi ka filluar ta përjetojë me pasion botën e zikaltërve, pasi ka parë dhe ndier “nxehtësinë” e Curva Nord gjatë ndeshjeve në shtëpi në “San Siro”.

(Kosova Sot Online)