Zulfiji largohet nga Dukagjini, transferohet në

  • S.A /
  • 22 February 2024 - 16:23
Zulfiji largohet nga Dukagjini, transferohet në

Iljasa Zulfiji i ka dhënë lamtumirën Dukagjinit në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai kontribuoi me gol në fitoren e sotme të Dukagjinit ndaj Lirisë (2:1). Për të ishte kjo ndeshja e fundit me fanellën e klinasve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mësohet se se sulmuesi nga Lugina e Preshevës do të vazhdojë karrierën në Kazakistan.

Zulfiji do të zyrtarizohet së shpejti te Zhenis Astana, klub që bën gara në Premierligën e atjeshme.

Lojtari dhe klubet kanë mbyllur tashmë marrëveshjen. Sulmuesi i krahut të djathtë me klubin nga Astana do të nënshkruajë kontratë 1-vjeçare.

Klubi i Dukagjinit do të ketë në zotërim 50% të kartonit të Zulfijit, për shitjen e tij në të ardhmen.

25-vjeçari ishte pjesë e Dukagjinit nga vera e vitit 2022 dhe ishte ndër më të dalluarit në ekipin e drejtuar nga Armend Dallku. Ai këtë sezon ka shënuar katër gola në Superligën e Kosovës. Zulfiji numëron katër gola edhe në katër paraqitje me Dukagjinin në kualifikimet e Ligës së Konferencës. Te Zhenis Astana luan edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Arb Manaj, si i huazuar nga Drita.

(Kosova Sot Online )