Vendosi bast të çmendur me 16 ndeshje, fiton 50 mijë euro nga goli i Arnautoviçit të Interit

  • S.A /
  • 24 February 2024 - 14:59
Vendosi bast të çmendur me 16 ndeshje, fiton 50 mijë euro nga goli i Arnautoviçit të Interit

Goli i Arnautoviç ndaj Atletiko Madrid  nuk bëri të lumtur vetëm tifozët e Interit, por edhe një 52-vjeçar, bastvënës në Itali. Ai kishte vendosur një bast me 16 ndeshje ku parashikonte se asnjëra prej tyre nuk do të përfundonte barazim, transmeton "Kosova Sot Online"

.

Kishte zgjedhur ndeshje nga kategori të ndryshme, mes tyre edhe atë të Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Atletikos. Sigurisht që deri në minutën e 79-të pati ankth për të sepse ndeshja po barazohej, edhe pse Interi po e dominonte. Goli i Arnautoviç i solli 52-vjeçarit plot 50 mijë euro në xhepat e tij.

Për të nuk festuan vetëm interistët, por edhe fatlumi në Itali që këtë herë goditi në shenjë.

(Kosova Sot Online )