Klubi rus ofron 1.6 milion euro për futbollistin kosovar Drilon Hazrollajn

  • S.A /
  • 26 February 2024 - 09:05
Klubi rus ofron 1.6 milion euro për futbollistin kosovar  Drilon Hazrollajn

Drejtori sportiv i Malishevës, Milaim Berisha ka folur rreth ofertave për Drilon Hazrollajn, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas Beishës për Hazrollajn ka disa oferta, por njëra është milionëshe.

“Një klub rus ofron 1.6 milion euro për Drilon Hazrollajn” – drejtori sportiv i Malishe...

“Kemi një ofertë që shkon deri në 1.7 milion euro nga një klub i Rusisë për Drilon Hazrollajn, mirëpo vendimi në fund i mbetet lojtarit”, ka thënë Berisha.

Tutje, ai tha se edhe klubi, po edhe lojtari preferojnë një transferim në drejtim të klubeve të tjera të Evropës dhe jo në Rusi. Hazrollaj është një prej lojtarëve më të mirë të Superligës së Kosovës këtë edicion, duke shkëlqyer me fanellën e Malishevës. Ai ka 14 gola dhe 9 asistime mes kampionatit dhe Kupës së Kosovës në këtë edicion. 

(Kosova Sot Online )