Arsenali i gatshëm të ofroj 40 milionë euro për yllin e Juventusit

  • S.A /
  • 26 February 2024 - 12:49
Arsenali i gatshëm të ofroj 40 milionë euro për yllin e Juventusit

Kenan Yildiz është një nga talentët më të mëdhenj në Serie A dhe ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Juventusit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Talenti i madh turk ka pasur hapësira më të mëdha, ku ka zhvilluar 17 ndeshje me ekipin e parë teksa ka realizuar edhe tre gola.Megjithatë e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë dhe ai mund të shitet në verë për t’i sjell Juventusit të ardhura shtesë. 

SportMediaset ka raportuar se disa klube janë në garë për lojtarin, por gjiganti anglez Arsenal është favoriti kryesor për t’i fituar shërbimet e tij.

Yildiz pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta i cili ka kërkuar transferimin e tij në verën e vitit 2024.

Gjithnjë sipas mediumit italian, londinezët janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë euro për transferimin e Yildiz, shumë që do ta kënaqte Zonjën e Vjetër.

18-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2027, por largimi i tij nuk është i pamundur pasi në garë përveç Arsenalit janë edhe Borussia Dortmund e RB Leipzig.

(Kosova Sot Online )