Basso: Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, mesazh për botën

  • S.A /
  • 26 February 2024 - 12:30
Basso: Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, mesazh për botën

Në Samiti e Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024 që po mbahet në Londër, në selinë e BERZH-it foli edhe kryetarja Basso, transmeton "Kosova Sot Online )

Kryetarja e EBRD (BERZH), Odile Renaud Basso, ka deklaruar se është e kënaqur që po hap takimin e 6 të këtij lloji, derisa ka shtuar se është një moment i mirë “që të shohim se deri ku kemi arritur në investimet në Ballkanin Perëndimor”.

Ajo ka theksuar se në një bashkëpunim të gjerë në këtë rajon, në këtë format të ri, me një të kaluar të vështirë, situata tani është normalizuar.

Basso më tej ka deklaruar se kryeministrat e Ballkanit Perëndimor janë fokusuar në objektivat që dërgojnë mesazh të fortë në vendet tjera të botës e ajo është që ky rajon ka arritur në një nivel të ri të sigurisë dhe stabilitetit dhe si arritje më e madhe ajo vlerësoi bashkëpunimi mes vendeve.

(Kosova Sot Online )