Ky është luftëtari shqiptar , "Mbreti Luan" në UFC që do të debutojë në arenën më të madhe të këtij sporti

  • S.A /
  • 28 February 2024 - 13:42
Ky është luftëtari shqiptar ,

Kampioni i peshave bantam të Allstars Fight Night, Bernardo Sopai thuhet se do të bëjë debutimin e tij në UFC pas pesë ditësh, pasi do të ndeshet kundër Vinicius Oliveira të shtunën, transmeton "Kosova Sot Online".

Bernardo Sopai, ose siç njihet me nofkën “Mbreti Luan”, është një 23 vjeçar me origjinë shqiptare i cili jeton në Suedi, shkruan abcnews.

Djaloshi shqiptar njihet për grushtimet e tij të shpejta dhe potente, dhe tashmë ëndrra e tij bëhet realitet.

“The Lion King” do të debutojë në UFC, në arenën më të madhe të sportit luftarak me stil të lirë.

(Kosova Sot Online )