Pioli mund të qëndrojë te Milani

  • A.P /
  • 08 March 2024 - 19:50
Pioli mund të qëndrojë te Milani

Zlatan Ibrahimovic ka deklaruar se te Milani janë të lumtur me Stefano Piolin, pavarësisht pritjeve që ai do të zëvendësohet gjatë verës.

Trajneri italian fitoi fillimisht lëvdata për transformimin e “kuqezinjve” pas vështirësive të tyre të dekadës së mëparshme, duke fituar titullin e kampionit në Serie A (sezoni 2021/22) duke i rikthyer ata në Ligën e Kampionëve.

Por, gjatë dy viteve të fundit, Pioli ka luftuar për të përsëritur suksesin e tij dhe tifozët kanë filluar të kërkojnë largimin e tij gjithnjë e më shumë. Shumëkush pret që ky të jetë sezoni i fundit i tij në “San Siro”.

Duke folur për “Sky Sports Italia”, Ibrahimovic fillimisht u pyet se çfarë duhet të bëjë Pioli për të ruajtur pozitën e tij te Milani.

“Ai duhet të vazhdojë siç po bën, ai po bën një punë të mirë dhe ne jemi të lumtur me të”, deklaroi ish-sulmuesi suedez.

Ai gjithashtu foli edhe për rolin e tij si këshilltar i pronarëve të klubit, “RedBird”.

“Po ndihem mirë. Unë po rritem, po mësoj dhe po punoj. Një ditë në një kohë dhe unë jam gjithmonë duke bërë hapa përpara dhe gjithmonë është duke u përmirësuar. Por mirë, më pëlqen, më pëlqen kjo përgjegjësi dhe dua t’i jap sa më shumë Milanit”, deklaroi Ibrahimovic.


(Kosova Sot Online)