Barcelona merr një vendim për Sergi Roberton

  • A.P /
  • 13 March 2024 - 20:00
Barcelona merr një vendim për Sergi Roberton

Sergi Roberto ishte vendimtar në kualifikimin e mbrëmshëm të Barcelonës në cerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke asistuar për Lewandowskin në golin e tretë.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández ka rekomanduar publikisht që klubi të rinovojë kontratën e tij, e cila përfundon më 30 qershor. 

Xavi nuk do të jetë më aty, por edhe drejtuesit e klubite e vlerësojnë mesfushorin

Barça ka Sergi Roberton për vitin e ardhshëm dhe rinovimi i tij është në tavolinë . As klubi dhe as futbollisti nuk kanë caktuar afate.


(Kosova Sot Online)