Bastoni thyen heshtjen: Të zhgënjyer, por reagojmë si një familje

  • A.P /
  • 14 March 2024 - 17:50
Bastoni thyen heshtjen: Të zhgënjyer, por reagojmë si një familje

Alessandro Bastoni thyen heshtjen pas eliminimit të Interit nga Liga e Kampionëve, teksa nuk e fsheh krenarinë që është pjesë e skuadrës zikaltër.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi italian që qëndroi në fushë për më shumë e 70 minuta në Madrid, pranoi se eliminimi ka sjellë shumë zhgënjim, megjithatë ka bërë apel për të çuar përpara punën e nisur për titullin kampion.

“Zhgënjimi është i madh, por sot më shumë se kurrë është nder të jesh pjesë e kësaj skuadre. Do të dimë të reagojmë si një familje. Kemi një punë për të përfunduar. Gjithmonë dhe vetë Forca Inter”, shkroi Bastoni në rrjetet sociale.

Interi u mposht 2-1 në kohën e rregullt në Madrid dhe më pas u eliminua nga Liga e Kampionëve pas goditjes së penalltive, aty ku “Los Colchoneros” u treguan më të saktë.

(Kosova Sot Online)