Myllet pa fitues derbi mes Ballkanit e Llapit, Malisheva me fitore bindëse ndaj Lirisë

  • S.A /
  • 16 March 2024 - 15:47
Myllet pa fitues derbi mes Ballkanit e Llapit, Malisheva me fitore bindëse ndaj Lirisë

Pa fitues e ka gola ka përfunduar ndeshja derbi e javës së 26-të e Superligës mes Ballkanit e Llapit. Të dy skuadrat kishin rastet e veta për të shënuar gol, por në fund rrjetat mbetën të heshtura, transmeton "Kosova Sot Online ".

 

Pjesa e parë ishte e gjitha e dominuar nga skuadra mysafire, por portieri vendas, Enea Koliqi nuk lejoi të mposhtej me disa pritje fantastike. Në pjesën e dytë pamë një këndellje të suharekasve, por që nuk dha rezultat. Edhe pas këtij barazimi, diferenca mes dy ekipeve vazhdon të jetë një pikë, me Ballkanin lider me 52 pikë, e Llapi i dyti me 51 sosh. Në duelin tjetër të ditës së shtunë, fitore ka realizuar Malisheva që mundi bindshëm 0:3 Lirinë në udhëtim. Sërish protagonist ishte Drilon Hazrollaj, i cili realizoi në këtë përballje. Zhvillohej minuta e 13-të kur Hazrollaj e kaloi ekipin e tij në epërsi. Në pjesën e dytë, mysafirët ishin më konkret. Në mintuën e 50-të realizuan me Brrutin, por goli i tij u anulua. Brruti nuk u dorëzua, pasi në minutën e 76-të realizoi sërish, e këtë herë goli i tij ishte i rregullt për 0:2. E për rezultatin final u përkujdes Agon Xhaka me kokë në minutën e 86-të. Me këtë fitore, Malisheva tash ka 47 pikë i katërti, derisa Liria vazhdon të jetë e fundit me 10 pikë dhe me një këmbë në Ligën e Parë. Superliga vazhdon nesër me tri ndeshje, vëmendja në derbin e anamoravës mes Dritës e Gjilanit.

(Kosova Sot Online )