Dhunë e hatashme në futbollin turk, tifozët e Trabzonspor futen në fushë dhe sulmojnë lojtarët e Fenerbahces

  • S.A /
  • 18 March 2024 - 08:32
Dhunë e hatashme në futbollin turk, tifozët e Trabzonspor futen në fushë dhe sulmojnë lojtarët e Fenerbahces

Skuadra e Fenerbahces ka fituar ndaj Trabzonsporit në udhëtim me rezultatin 2-3. Fenerbahce arriti fitoren në këtë duel, por pas fërshëllimës së arbitrit pati trazira në fushë, transmeton "Kosova Sot Online".

Teksa lojtarët e Fenerbahces ishin duke festuar fitoren në mesin e fushës së kundërshtarëve, kjo gjë nuk u lejua nga tifozët e Trabzonsporit, të cilët u futën në fushë dhe sulmuan lojtarët e ekipit mik.

Tifozët vendas edhe gjatë ndeshjes ofenduan dhe hodhën sende pa ndalur, duke lënduar Dominik Livakovic dhe trajnerin e mysafirëve, Ismail Kartal. Fenerbahce ka 79 pikë, dy pikë më pak se Galatasaray kryesues.

(Kosova Sot Online )