Kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon stërvitjen e parë

  • A.P /
  • 18 March 2024 - 17:20
Kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon stërvitjen e parë

Kuqezinjtë e Sylvinhos kanë zbritur pasditen e sotme në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë, për seancën e parë stërvitore në kuadër të dy miqësoreve të marsit, ndaj Kilit e Suedisë, që janë edhe ndeshjet e para të Kombëtares Shqiptare për vitin 2024.

Në limite mbërriti Nedim Bajrami, që zbarkoi në qendrën stërvitore të kombëtares në kohën kur shokët po zbrisnin  në fushë, teksa u bashkua me ta disa minuta më vonë për një seancë të lehtë.

Mungonte gjithashtu edhe Naser Aliji, që luan pasditen e të hënës me skuadrën e tij, rumunen Vountari dhe më pas do të fluturojë drejt Tiranës, për t’u vënë në dispozicion të Sylvinhos dhe stafit të tij nga dita e martë.

Në seancën e parë stërvitore, Sylvinho mori edhe disa futbollistë nga Shqipëria U21 e Alban Bushit, duke qenë se futbollistët që luajtën të dielën me skuadrat e tyre, u lanë të kryejnë një seancë shkrydhëse, pa ngarkesën e zakonshme fizike.


(Kosova Sot Online)