Ttifozët tmerrohen nga këmbët e Ronaldos: Gishtat e tij po bërtasin për ndihmë!

  • S.A /
  • 19 March 2024 - 10:39
Ttifozët tmerrohen nga këmbët e Ronaldos: Gishtat e tij po bërtasin për ndihmë!

Cristiano Ronaldo ka luajtur 1001 ndeshje në karrierën e tij për klube dhe 205 për ekipin kombëtar dhe bëri seanca të panumërta stërvitore gjatë më shumë se 20 viteve të karrierës profesionale dhe dhjetë të tjera në kategoritë e reja.

Mbathja e këpucëve të futbollit dhe gjuajtja e topit çdo ditë i la gjurmë në këmbë yllit portugez, transmeton "Kosaova Sot Online".

Kjo është vënë re nga fansat e tij në rrjetet sociale, ku sulmuesi portugez i Al Nassr ka postuar një foto nga pushimet e tij.

Mbi të, së bashku me pishinën në planin e parë dhe detin në planin e dytë, duken këmbët e tij të papërsosura. “Me siguri zgjohet çdo ditë me dhimbje të çmendura”, “gishtat e këmbëve i qajnë për ndihmë”, janë vetëm disa nga komentet e ndjekësve të Ronaldos pas fotos së publikuar. 

Kjo nuk është hera e parë që për këmbët e Ronaldos diskutohet publikisht.

Një ish-bashëlojtar ishte gjithashtu i tmerruar

Është një anekdotë e famshme e treguar nga Ëeston McKennie nga ditët e tij në Juventus me Ronaldon. Gjatë një masazhi me Ronaldon, futbollisti amerikan pa këmbët e tij dhe u tmerrua.

“Këmbët e tua duken të tmerrshme”, i tha ai Ronaldos.

“Miku im, këto janë këmbë me vlerë një miliardë euro”, u përgjigj portugezi.

(Kosova Sot Online )