Dani Alves lirohet nga burgu

  • A.P /
  • 20 March 2024 - 13:58
Dani Alves lirohet nga burgu

Dani Alves është liruar nga burgu.

Ishte Gjykata e Barcelonës ajo që vendosi ta nxjerrë nga burgu yllin e dikurshëm brazilian pasi ai e kaloi çerekun e dënimit.

Ish-futbollisti i Barcelonës i ka paguar 1 milion euro gjobë për ta shmangur kështu burgun prej katër vjetësh e gjysmë, si rezultat e akuzës që e rëndonte për përdhunimin e një vajzë 23 vjeçare më 31 dhjetor të vitit 2022 në një diskotekë në Barcelonë, shkruan “Reuters”.

Gjykata ndërkohë i ka vendosur kushte ish-përfaqësuesit brazilian, i cili, nëse i thyen ato, do të rikthehet në burg.

40 vjeçarit i është marrë pasaporta dhe duhet të paraqitet në Gjykatë çdo javë për ta vërtetuar prezencën e tij.

Ai gjithashtu nuk ka të drejt t’i afrohet në së paku një kilometër shtëpisë, punës apo çdo vendndodhjeje të vajzës e cila e denoncoi. 

(Kosova Sot Online)