Kosova kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Hungarisë

  • A.P /
  • 25 March 2024 - 19:34
Kosova kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Hungarisë

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me Hungarinë, që do të zhvillohet nesër mbrëma në Budapest.

“Dardanët” stërvitën në stadiumin “Puskas Arena”, aty ku edhe do të zhvillohet ndeshja.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) njoftoi se “për shkak të lëndimit në stërvitje mungoi Leart Paçarada, paraqitja e të cilit mbetet në dyshim për ndeshjen e nesërme”.

FFK gjithashtu shkroi se “Dardanët janë të përgatitur e motivuar maksimalisht për këtë përballje” dhe se “atmosfera në grup është tejet pozitive”.

Ndeshja mes Hungarisë dhe Kosovës do të zhvillohet nga ora 19:00.


(Kosova Sot Online)