Xhaka: Shihemi në Berlin

  • S.A /
  • 04 April 2024 - 10:46
Xhaka: Shihemi në Berlin

Granit Xhaka e bëri një tjetër arritje me Bayer Leverkusenin. Ylli kosovar arriti të kualifikohet në finale të Kupës së Gjermanisë pasi “Farmaceutikët” e mposhtën Dusseldorfin në gjysmëfinale me rezultat të thellë, 4:0.

Wirtz me dy gola dhe Adli e Frimpong me nga një shënuan për Leverkusenin, i cili pasi e ka kryer thuajse punën sa i përket titullit të kampionit në Bundesligë, po shkon me hapa të sigurt drejt fitimit të një tjetër trofeut.

E pas fitores së mbrëmshme, përfaqësuesi zviceran e bëri një postim në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online )