Messi shënon në rikthimin e tij

  • A.P /
  • 07 April 2024 - 10:58
Messi shënon në rikthimin e tij

Lionel Messi shënoi për Inter Miami në barazimin 2-2 të MLS me Kolorado Rapids teksa u rikthye nga lëndimi.

Argjentinasi kishte humbur katër ndeshje për shkak të një problemi të kofshës dhe hyri në pjesën e dytë me skuadrën e tij në humbje 1-0 pas një penalltie të Rafael Navarro.

Messi barazoi me një gjuajtje me këmbën e majtë përpara se të ndihmonte edhe në golin e dytë të skuadrës.

Miami nuk mundi të mbante epërsinë, me Cole Bassett që barazoi për Rapids në minutën e 88-të.

“Ajo që bëri Leo është e zakonshme për të, ajo që shfaq në ekipin tonë, në bashkëlojtarët e tij, te njerëzit”, tha trajneri i Miami, Gerard Martino.

“Më e rëndësishme është që ai ndihej rehat, ndihej mirë, ndihej i lirshëm.

“Kjo do ta ndihmojë atë të jetë më i sigurt, veçanërisht në lidhje me dëmtimin, për ndeshjen e dytë në Monterrey”.

(Kosova Sot Online)