Potter refuzon gjigantin evropian

  • S.A /
  • 09 April 2024 - 09:12
Potter refuzon gjigantin evropian

Që nga koha kur u shkarkua nga Chelsea më tre prill të vitit të kaluar, Graham Potter më nuk ka drejtuar ndonjë skuadër, transmeton "Kosova sot Online ".

Emri i tij u lidh gjatë kësaj kohe me disa skuadra, por që mbeten vetëm në formë spekulimesh.

E tash, thuhet se Potter e ka refuzuar mundësinë për t’u bërë trajneri i ri i Ajax-it.

48 vjeç kishte qenë në bisedime me klubin e Amsterdamit për një rikthim në menaxhim.

Ajax u mposht me rezultat 6-0 në derbin e javës nga Feyenoord duke u futur në krizë edhe më të thellë të rezultateve. Humbja erdhi disa ditë pasi Ajax pezulloi CEO-n e tyre të ri Alex Kroes.

Potter është parë nga drejtuesit e Ajax si njeriu kryesor që do rikthente në rrugën e rezultateve pozitive, por që anglezi ka refuzuar ofertën. Trajneri aktual i holandezëve do të largohet nga drejtimi i skuadrës në fund të sezonit.

(Kosova Sot Online )