Parisi dhe Madridi nikoqir të ndeshjeve të tjera çerekfinale në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 10 April 2024 - 09:30
Parisi dhe Madridi nikoqir të ndeshjeve të tjera çerekfinale në Ligën e Kampionëve

Sot (e mërkure) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të fazës çerekfinale të Ligën e Kampionëve.

Pas dy ndeshjeve spektakolare ditën e martë ku Real Madrid dhe Man City luajtën baras 3-3 dhe në barazim përfundoi edhe sfida Arsenal – Bayern Munich 2-2, sot do të zhvillohen dy sfida të tjera, transmeton "Kosova Sot Online ".

Padyshim që vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit do të jetë në Parc de Princes, ku Paris Saint Germain pret Barcelonën në ndeshjen e parë çerekfinale.

Sfida tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në kryeqytetin e Spanjës, Madrid.

Atletico Madrid do të jetë nikoqir i Borussia Dortmundit në ndeshjen e parë në Wanda Metropolitano.

Të dyja sfidat e ditës së sotme në Ligën e Kampionëve fillojnë nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online )