Për racizëm dhe përshëndetje naziste, arrestohen dy tifozë të Barçës në Paris

  • S.A /
  • 11 April 2024 - 12:21
Për racizëm dhe përshëndetje naziste, arrestohen dy tifozë të Barçës në Paris

Policia e Parisit ka njoftuar se i ka arrestuar dy tifozë të Barcelonës, të cilët u filmuan derisa bënin përshëndetje naziste dhe gjeste raciste gjatë ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e cila u zhvillua në stadiumin “Parku i Princave”.

“Gjatë ndeshjes PSG – Barcelona, policia i bëri dy arrestime për gjeste që lidhen me krime të luftës dhe për fyerje publike të karakterit racist”, ka njoftuar Prefektura e Policisë përmes rrjetit social “X”.

Rreth 400 tifozë katalunas ishin prezentë në stadium mbrëmë në fitoren 3:2 të ekipit të tyre të zemrës. 

(Kosova Sot Online )