Zbulohet paga e Arne Slot tek Liverpooli

  • A.P /
  • 21 May 2024 - 18:39
Zbulohet paga e Arne Slot tek Liverpooli

Gjatë ditës së djeshme, Arne Slot u zyrtarizua si trajner i Liverpoolit.

Arne kështu zëvendëson Jurgen Kloppin, i cili të dielën e kishte ndeshjen e fundit me ekipin anglez.

Slot i cili vjen nga Feyenoord, ka nënshkruar me “The Reds” për 3 vjet.

Gjatë kësaj periudhe 45-vjeçari do të përfitojë 8 milionë euro në sezon dhe paga e tij mund të rritet nëse arrin të fitojë trofe në “Anfield”.

Mediat britanike zbulojnë se kjo pagë është shumë herë më e vogël se ajo që fitonte Kloppi, ku paga e gjermanit ishte 17 milionë euro pa bonuse.

Te skuadra holandezi paga e tij ishte 5 milionë euro bashkë me bonuse.

(Kosova Sot Online)