Ten Hag do të largohet nga Man Utd

  • A.P /
  • 22 May 2024 - 17:50
Ten Hag do të largohet nga Man Utd

Erik Ten Hag do të mbyllë aventurën e tij te Manchester United.

Ndeshja finale e Kupës FA ndaj Manchester Cityt do të jetë e fundit për trajnerin holandez në krye të “Djajve të Kuq”.

Kështu ka raportuar gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio.

Ten Hag erdhi te Manchester United në vitin 2022 dhe pritet të largohet në fundin e këtij sezoni.

(Kosova Sot Online)