![Mbappe kërkon votë kundër Le Pen në zgjedhje: Situata në Francë, më e rëndësishme sesa ndeshja kundër Austrisë](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/17/200x200_gettyimages-2157830333-600x3601718618374.jpg)
Guardiola e komenton largimin e Xavit nga Barcelona
![Guardiola e komenton largimin e Xavit nga Barcelona](/uploads/kosova-sot/images/2023/December/11/auto_guardiola-1130x6351702279954.png)
Tashmë është çdo gjë zyrtare. Barcelona i ka ndarë rrugët me trajnerin Xavi Hernandez.
Ishte një komunikatë e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta që njoftoi se ndeshja ndaj Sevillas do të jetë e fundit për Xavin në krye të shtabit teknik të katalonasve.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka reaguar pas shkarkimit të Xavit si trajner i klubit të Barcelonës.
Pep tha se nuk është një lajm i mirë, duke shtuar se në futboll duhet të fitosh që të mos jesh në rrezik.
“Çfarë mund te them? Ky nuk është një lajm i mirë sepse do të thotë se diçka nuk funksionoi. Në futboll duhet të fitoni, përndryshe jeni në një pozicion të rrezikshëm. Nuk ka rëndësi nëse je i ri apo i vjetër, duhet të fitosh”, tha ai.
(Kosova Sot Online)