Allegri nuk bie dakord me shkarkimin, gati të nisë ‘luftën’ ligjore me Juventusin

  • S.A /
  • 25 May 2024 - 12:49
Allegri nuk bie dakord me shkarkimin, gati të nisë ‘luftën’ ligjore me Juventusin

Massimiliano Allegri nuk është dakord me shkarkimin nga Juventusi, me klubin “bardhezi” që e akuzoi trajnerin italian për sjellje jo korrekte gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë dhe këtë arsye ai do ta hedhë klubin “bardhezi” në gjyq, transmeton "Kosova Sot Online ".

Trajneri toskan mohoi versionin e Juventus-it, duke e minimizuar incidentin dhe duke e cilësuar si jo të drejtë vendimin e marrë nga “Zonja e Vjetër”.

Në një situatë të tillë, sipas raportimeve të medieve italiane palët do të shkojnë drejt një përplasjeje ligjore.

Pas vlerësimit të përgjigjes së Allegri-t, duke marrë parasysh justifikimet, Juventus-i do të duhet të vendosë hapin e radhës mes mbajtjes së të njëjtit vendim apo bërjes së një hapi pas.

Qëllimi kryesor i klubit është që t’i komunikohet Allegri-t shkarkimi për arsye të mjaftueshme, duke ndërprerë kontratën e trajnerit, e cila është në fuqi deri në qershor 2025, me një pagë prej 14 milionë euro bruto.

Një vendim që Allegri nuk është i gatshëm ta pranojë dhe preferon që të ndjekë rrugët ligjore.

Megjithatë, nuk është e sigurt se do të ketë përplasje në sallën e gjyqit, përkundrazi më shumë ka gjasa që palët të gjejnë një marrëveshje ekonomike që mund t’i kënaqë të dyja.

(Kosova Sot Online )