Një muaj pas humbjes nga Usyk – Tyson Fury shihet i dehur, goditi shtyllën me kokë posa del nga lokali

  • S.A /
  • 11 June 2024 - 10:14
Një muaj pas humbjes nga Usyk – Tyson Fury shihet  i dehur, goditi shtyllën me kokë posa del nga lokali

Një muaj pasi humbi nga Oleksandr Usyk në luftën për kampionin absolut të botës në peshat e rënda, Tyson Fury u desh të nxirrej nga kafeneja nga miqtë e tij pasi ishte nën efektin e alkoolit.

“Gipsy King” piu jashtëzakonisht shumë në një bar në Morecambe dhe u përcoll nga vendi nga dy roje sigurie.

Nuk kishte asnjë problem përveç se boksieri ra në gjunjë para kafenesë dhe më pas, pasi u ngrit, goditi kokën në një shtyllë dritash në rrugë.

Pas incidentit ka folur edhe një mik i tij i cili ka sqaruar situatën.

“Kampioni nuk ka pirë për një vit dhe tani ka pirë shumë dhe nuk ndihej mirë”, tha një nga miqtë e tij.

Gjithçka “përshkallëzoi” menjëherë në rrjetet sociale dhe disa komentuan se ai ende ndihet i tronditur nga grushtet e Usykut.

(Kosova Sot Online )