
Lexoni edhe:
Dueli Shqipëri – Spanjë, UEFA ia beson gjykimin një suedezi
La Gazzetta dello Sport raporton se Juventusi mund t’i propozojë Manchester Unitedit shkëmbimin “kokë më kokë” të Federico Chiesas dhe Mason Greenwood, me këtë të fundit që është një objektiv i Lazios po ashtu.
Reprezentuesi italian Chiesa nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri Thiago Motta në Turin dhe kontrata e tij skadon në qershor të vitit të ardhshëm, që të dyja arsye kryesore pse largimi i tij këtë verë është më se i mundshëm, transmeton "Kosova Sot Online ".
Napoli, Roma dhe Bayern Munich janë përmendur si destinacione të mundshme, por Gazzetta dello Sport raporton se ai mund t’i ofrohet Unitedit si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi.
Dueli Shqipëri – Spanjë, UEFA ia beson gjykimin një suedeziLexoni edhe:
Kjo do ta lejonte Juventusin që ta transferonte Greenwoodin pa pasur nevojë të paguajë shumën e kërkuar prej 50 milionë eurosh nga “Djajtë e Kuq”.
Real Madridi tashmë po eksploron mundësinë e transferimit të Rabiot, kështu që “Bianconerët” janë të gatshëm të shikojnë diku tjetër.
Sportitalia nënvizon se objektivi i tyre kryesor do të jetë Thuram, vëllau i vogël i sulmuesit të Interit, Marcus, kontrata e të cilit me Nice skadon në qershor të vitit 2025.
Khephren ka lindur në Itali kur babai i tij Lilian po luante për Parmën në mars të vitit 2001, disa javë para transferimit te Juventusi.
Një produkt i akademisë së Monacos, Thuram është vetëm 23-vjeçar teksa numëron një paraqitje për ekipin e parë të Francës.
(Kosova Sot Online )