
Ja kush pensionohet nga futbolli

Thiago Alcantara ka vendosur të pensionohet nga futbolli.
Kështu raporton Fabrizio Romano në llogarinë e tij në Twitter.
Në moshën 33-vjeçare, Alcantara i thotë mjaft sportit të bukur të futbollit.
Ish-futbollisti i Barcelonës, Bayernit, Liverpoolit e Spanjës e ka ndarë mendjen për këtë vendim.
Pasioni i Thiago Alcantaras dhe dashuria për këtë lojë vazhdon, teksa është gati për kapitullin e ri në futboll pas disa muajsh planifikimi.
(Kosova Sot Online)