Dështuan në Conference League, ish-futbollisti i Zvicrës merr rolin e drejtorit sportiv te klubi shqiptar

  • 20 July 2024 - 15:49
Dështuan në Conference League, ish-futbollisti i Zvicrës merr rolin e drejtorit sportiv te klubi shqiptar

Admir Mehmedi do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij. Ish-futbollisti i njohur pritet të marrë në rol të rëndësishëm te skuadra shqiptare, transmeton "Kosova Sot Online ".

Bëhet fjalë për Shkëndijë  e Tetovës. Kuqezinjtë pas dështimit në Conference League, po bëjnë ndryshime në ekip dhe Mehmedi pritet të marrë rolin e drejtorit sportiv.

Sipas “Blick.ch”, bëhet me dije se palët janë shumë afër marrëveshjes dhe ish-futbollisti me origjinë shqiptare të bëhet pjesë e kuqezinjve. Mbetet të presim në ditët e ardhshme për të mësuar më shumë mbi këtë operacion. Në të kaluarën ka qenë drejtor sportiv te skuadra e FC Schaffhausen.

(Kosova Sot Online )