
Lexoni edhe:
“A është ai mysliman?”, tifozët të habitur nga gjesti i Trent para ndeshjes me Brentfordin
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka humbur nënën e tij, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ai ka udhëtuar menjëherë drejt Brazilit për të qenë pranë familjes në këtë moment të vështirë.
Federata Shqiptare e Futbollit i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes së trajnerit Sylvinho dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale ka shprehur hidhërimin për këtë humbje dhe i shpreh ngushëllimet trajnerit Sylvinho.
“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares sonë, Sylvinho. Në emrin tim, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të çdo anëtari të komunitetit të futbollit i përcjell trajnerit Sylvinho ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Në këtë moment të vështirë i gjendemi pranë Sylvinhos dhe familjes së tij, që humbën një njeri shumë të dashur për ta. U prehtë në paqe”, shkruan Presidenti Duka.
(Kosova Sot Online )