Kosova e mposht Lituaninë
Kosova ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” triumfuan ngushtë 1:2 ndaj Lituanisë në udhëtim, në raundin e tretë në Ligën e Kombeve.
Edon Zhegrova kaloi tanët në epërsi në minutën e 20-të, pas një kombinimi të bukur me Florent Muslijën.
Më pas, Lituania e pati një iniciativë të lehtë, por pa rrezikuar portën e Amir Shaipit, shkruan Gazeta Express.
Me rezultatin 0:1 u mbyll edhe pjesa e parë.
Me të hyrë në lojë, Ermal Krasniqi shënoi për 0:2 dhe i dha qetësi Kosovës.
E shqetësime i dha debutuesi, Amir Shaipi, i cili gaboi me një dalje ku përfitoi Golubickas që ngushtoi rezultatin.
Me këtë fitore, Kosova tani ka gjashtë pikë, aq sa ka edhe Rumania që prin në grupin 2, por me një ndeshje më pak të luajtur.
(Kosova Sot Online)