Juventusi thellon rekordin e fitoreve
Dy skuadrat kryesuese, Napoli dhe Juventusi kanë fituar këtë të diel në ndeshjet e vlefshme për Javen e 24 të Serisë A. Napoli fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Carpit. Goli që mundësoi kryesimin e kampionatit u shënua nga Higuain me penallti. Ndërsa Juventusi nuk fali në transfertë ndaj Frosinones duke fituar me rezultatin 2-0. Kjo është fitorja e 14 radhazi e Juventusit, duke shënuar një tjetër rekord.
(Kosova Sot)