Rashford cakton tre kundërshtarët më të vështirë
Koha ‘fluturon’ shpejtë. Marcus Rashford nuk është më talenti i ri me të ardhme të ndritur, siç ishte dikur.
Por, kjo do të thotë që ai tashmë ka përvojë të madhe dhe gjatë karrierës së tij është përballur me më të mirët e botës.
Sulmuesi ka mbetur me “Djajtë e Kuq” edhe në kohëra të vështira, nëpër të cilat edhe ai vetë po kalon kohëve të fundit, duke u kritikuar tej mase nga tifozët dhe analistët sportiv.
Megjithatë, tashmë e një dekadë, Rashford është përballur me lojtarë të klasit botëror, si me klub, ashtu edhe më kombëtare. Por, cili ishte më i miri prej tyre, sipas Rashfordit?
Sa herë që është pyetur rreth kësaj teme, Rashford ka përmendur një mbrojtës të Arsenalit, një lojtar të Liverpoolit dhe një lojtar që iu bashkua më vonë te Manchester Unitedi.
Duke folur për uebsajtin zyrtar të Manchester United më 2016, Rashford e përmendi Laurent Koscienly si një lojtar i vështirë për t’u përballur.
Natyrisht, kjo ishte kohë më parë, me Rashfordin që më pas është pëballur edhe me mbrojtës të tjerë të nivelit të lartë.
Me 2021, ai vendosi për mbrojtës të tjerë, në një rubrikë mes pyetje nga tifozët.
“Ka shumë mbrojtës të mirë, si përshembull Virgil van Dijk, Sergio Ramos. Po ashtu edhe Varane, sa po luanim në një ndeshje miqësore ndaj Real Madridit”, tha ai.
Ky i fundit iu bashkua më 2021 Manchester Unitedit, por që lëndimet e shpeshta bën që ai të largohet për në Como këtë verë. Mirëpo, as aty nuk i eci mirë, me francezin që tashmë është pensonuar nga futbolli aktiv.
(Kosova Sot Online)