Guardiola e krahason futbollin me NBA
Për ndeshjet e shumta në nivelet më të larta të futbollit dhe kompeticionet e shumta, shumë futbollistë e trajnerë kanë nisur të ankohen.
I fundit është trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili u ankua, derisa bëri një krahasim mes futbollit dhe NBA-së.
“Ndoshta ne shkojmë në Kupën e Botës për Klube dhe arrijmë deri në fazën e fundit të kompeticionit, do të na bie të luajmë më shumë se 70 ndeshje, paramendojeni”, ka thënë ai fillimisht.
“70 ndeshje është njëjtë si NBA, por në NBA ata kanë katër muaj pushime, ne kemi vetëm tri javë”, shtoi Guardiola.
Nga vera e vitit të ardhshëm, FIFA ka njoftuar për kompeticionin e ri të Kupës së Botës për Klube, që do të luhet çdo katër vite me 32 ekipe.
(Kosova Sot Online)