Televizioni rumun e zbulon arsyen pse lojtarët e Kosovës u tërhoqën nga fusha

  • A.P /
  • 15 November 2024 - 23:43
Televizioni rumun e zbulon arsyen pse lojtarët e Kosovës u tërhoqën nga fusha

Televizioni rumun, Romaniatv ka shkruar në lidhje me ndërprerjen e ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me ç’rast kapiteni Amir Rrahmani mblodhi bashkëlojtarët dhe iu drejtuan zhveshtoreve.

“Ata janë të shqetësuar nga fakti se thirrjet për Serbinë nisën në kor nga tifozët, dhe më pas u hodh një karrige në fushë”, thuhej në raportimin e televizionit rumun.

Tash rreth 45 minuta ndeshja është e ndërprerë dhe ende nuk dihet nëse ekipi i Kosovës do të kthehet në fushë.

Derisa legjenda rumune, Gheorghe Popescu e ka vlerësuar të turpshme atë që bënë futbollistët e Kosovës.

Ai megjithatë ka pranuar se ka pasur hedhje në fushë. 

Lojtarët e Kosovës e lanë fushën për shkak të thirrjeve “Serbia, Serbia”.

“Objekte me gjasë janë hedhur, por kjo nuk është arsye që ndeshja të ndërpritet. Është vendim i referit që lojtarët mos të rrezikohen. Pse kanë pritur deri në minutën e fundit nëse kanë dashur të provokojnë? Është e turpshme ajo që kanë bërë kosovarët dhe shumë e rrezikshme”, ka thënë Popescu.


(Kosova Sot Online)