Mbappe, futbollisti i sezonit 2023/24 në Francë

  • A.P /
  • 14 December 2024 - 12:29
Mbappe, futbollisti i sezonit 2023/24 në Francë

Kylian Mbappe është zgjedhur futbollisti më i sezonit në Francë.

Revista franceze “L’Equipe” e ka shpërblyer yllin francez më saktësisht për sezonin 2023/24.

Futbollisti i ri i Real Madridit i ka grumbulluar 56 pikë, duke i lënë prapa William Saliban e Arsenalit, që i mblodhi 51 pikë dhe Mike Magnanin e Milanit, qëi tuboi 24 pikë.

Prapa tyre në listë gjenden dy lojtarët e Real Madridit, Eduardo Camavinga me 17 pikë dhe Aurelien Tchouameni me 16, kurse i gjashti përfundoi Antoine Griezmann i Atletico Madridit me 15 pikë.

Mbappe nuk e ka nisur mirë si duhet sezonin e ri me “Los Blancos”, por të gjithë besojnë se përfaqësuesi francez do ta rikthejë formën e dikurshme. 


(Kosova Sot Online)