Icardi nuk po kalon një moment aq të lumtur të jetës

  • A.P /
  • 27 February 2025 - 10:03
Icardi nuk po kalon një moment aq të lumtur të jetës

Mauro Icardi nuk po kalon një moment aq të lumtur të jetës së tij.

Përtej ngjarjeve jashtë fushës së lojës, ku po publikohen detaje nga marrëdhënia e çrregullt që ka jetuar për shumë vite me bashkëshorten e tij, Wanda Nara, tani bëhet i ditur lajmi se klubi i Galatasarayt i ka pezulluar kontratën.

Ikardi është i dëmtuar dhe duhet të qëndrojë disa muaj jashtë fushave të lojës.

Në këtë situatë, klubi turk e ka ftuar në Stamboll përsëri për të diskutuar vazhdimësinë për këtë sezon.

Sipas mediave argjentinase, atij i është bërë e qartë që do t’i pezullohet kontrata për pjesën e mbetur të edicionit, në mënyrë që të përfshihen lojtarë të tjerë në listë për kampionatin, i cili po shkon drejt fazës më të ethshme.

Ai do të vazhdojë të jetë i paguar nga klubi, por nuk mund të aktivizohet me të edhe nëse rikuperohet para fundit të sezonit.

Përtej kësaj, Icardit i është komunikuar që deri në fund të marsit, duhet që t’i ketë dhënë fund udhëtimeve me të dashurën e re, China Suarez dhe të kthehet përfundimisht në Stamboll për të vazhduar terapinë e riaftësimit nga dëmtimi.

(Kosova Sot Online)