Barcelona gati për finalen e Copa del Rey ndaj Real Madridit

  • A.P /
  • 25 April 2025 - 11:43
Barcelona gati për finalen e Copa del Rey ndaj Real Madridit

Barcelona ka publikuar listën zyrtare të skuadrës për finalen e shumëpritur të Copa del Rey kundër rivalit të përjetshëm, Real Madrid.

Nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick, katalanasit do të kërkojnë të vazhdojnë formën e mirë dhe dominimin ndaj Real Madridit këtë sezon.

Finalja do të luhet në Sevilla, në stadiumin La Cartuja, nesër me fillim nga ora 22:00. El Clásico në versionin e Kupës së Mbretit premton spektakël, pasion dhe tension deri në minutën e fundit.

(Kosova Sot Online)