Arsenal – PSG, nis beteja për finalen e madhe

  • A.P /
  • 29 April 2025 - 11:20
Arsenal – PSG, nis beteja për finalen e madhe

Arsenali do ta presë Paris Saint-Germainin sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Topçinjtë do të mundohen ta ruajnë formën e shkëlqyeshme në kërkim të trofeut të parë të Championsit.

Ata synojnë të krijojnë avantazh në duelin e parë që do të luhet sonte në “Emirates Stadium”.

“Gunners” e prenë biletën për në gjysmëfinale pasi e eliminuan Real Madridin në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm, 5:1.

Paraprakisht, ishin dominues totalë ndaj PSV Eindhovenit, të cilin e mundën në përgjithësi 9:3 në të tetën e finales.

Nga ana tjetër, parisienët e patën një rrugëtim impresionuese po ashtu.

Ata u tregun mjaft të fuqishëm në këtë edicion, ndërsa e eliminuan Liverpoolin përmes penalltive në të tetën e finales pasi të dy ndeshjet përfunduan baras, 1:1.

Më pas, ata e eliminuan një tjetër klub anglez, Aston Villën në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 5:4.

PSG-ja ishte dominuese edhe në Ligue 1 në këtë sezon duke e regjistruar një seri impresionuese prej 30 ndeshjesh pa humbje, e cila u ndal vetëm të premten e kaluar ndaj Nice, 1:3.

Ekipet ishin përballur me vete më 1 tetor në fazën e grupeve derisa Arsenali fitonte 2:0 ndaj PSG-së në “Emirates” me golat e Kai Havertz e Bukayo Saka.

Në përgjithësi, të dy ekipet janë të kompletuar, pa ndonjë mungesë të theksuar.

(Kosova Sot Online)