Williams dëshiron të luajë në Premierligë

  • A.P /
  • 13 May 2025 - 08:28
Williams dëshiron të luajë në Premierligë

Dëshira e Nico Williams për të provuar veten në Premier League ka ndezur një garë të fortë mes dy gjigantëve të Londrës: Arsenalit dhe Chelseat.

Sulmuesi i Athletic Club, i cili tashmë ka treguar se është gati për një hap të madh në karrierë, e konsideron këtë verë si momentin ideal për të ndryshuar ambient, duke alarmuar Bilbaon dhe përshpejtuar lëvizjet në Angli.

 

Në moshën vetëm 22-vjeçare, Williams ka pasur një sezon të shkëlqyer me skuadrën baske dhe ka lënë gjurmë edhe në Kampionatin Europian, ku shënoi një gol në finalen kundër Anglisë.

Progresi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re, dhe tani ai është në shënjestrën e klubeve që kërkojnë dinamizëm, ekuilibër dhe gola në krahët e sulmit.

Në veri të Londrës, Arsenal e sheh Nicon si pjesën ideale për të rritur nivelin konkurrues në krahun e majtë të sulmit.

Drejtori i ri sportiv, André Berta, e ka vendosur atë si prioritet absolut.

Nga ana tjetër, Chelsea nuk qëndron pas dhe ka qenë gjithashtu në kontakt me rrethin e lojtarit, duke e parë atë si zgjidhje për paqëndrueshmërinë që po përjetojnë me lojtarët e tyre anësorë.

Megjithë interesimin e fortë nga Anglia, ambienti rreth lojtarit mbetet i kujdesshëm.

Përfaqësuesi i Spanjës ende e vlerëson mundësinë për të qëndruar te Athletic, sidomos nëse klubi arrin të kualifikohet për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, gjithçka tregon se tundimi i Premier League, i kombinuar me dëshirën personale të lojtarit, mund ta anojë përfundimisht peshoren drejt Anglisë, ku Arsenal dhe Chelsea po zhvillojnë një betejë të hapur për ta siguruar atë.

(Kosova Sot Online)