Real Madrid pritet të arkëtojë 30 milionë euro nga një lojtar

  • A.P /
  • 16 August 2025 - 10:40
Real Madrid pritet të arkëtojë 30 milionë euro nga një lojtar

Real Madrid mund të përfitojë një shumë befasuese prej 30 milionë euro këtë verë për një lojtar që nuk ka luajtur kurrë për klubin.

Real ka bërë transferime për sezonin e ri, duke nënshkruar me Trent Alexander-Arnold nga Liverpool dhe Dean Huijsen nga Bournemouth.

Skuadra e Xabi Alonso ka nënshkruar gjithashtu me talentin argjentinas në rritje Franco Mastantuono dhe me ish-mbrojtësin e majtë të Manchester United, Alvaro Carreras.

Klubi ka shpenzuar mbi 150 milionë euro (129 milionë paund) gjatë merkatos, por mund të rikuperojë 30 milionë euro (26 milionë paund) nëse një transferim i përfolur realizohet.

Atletico Madrid ka bërë gjithashtu disa transferime këtë verë dhe mbetet në kërkim të talenteve të reja para mbylljes së merkatos.

Alex Baena, David Hancko dhe Giacomo Raspadori janë ndër lojtarët që janë transferuar te stadiumi Metropolitano.

Sipas mediave spanjolle, Marca, Diego Simeone po kërkon një sulmues me driblim të shpejtë dhe ka vënë si synim Takefusa Kubo të Real Sociedad, i cili më parë ka qenë pjesë e Real Madrid.

Kubo, i cili u rrit në akademinë e famshme të Barcelonës, nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me gjigantët spanjollë në verën e vitit 2019.

Në kohën e transferimit, që kushtoi 6.5 milionë euro (5.6 milionë paund), ai ishte një perspektivë premtuese dhe quhej “Messi japonez”.

(Kosova Sot Online)