
Një grup pune i UEFA-s ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Kampionatit Europian U21 2027, një grup pune i UEFA-s ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri në datat 8-12 shtator.
Qëllimi i kësaj vizite ishte për të inspektuar stadiumet e ndeshjeve, terrenet stërvitore dhe hotelet ku pritet që të akomodohen ekipet pjesëmarrëse.
Zyrtarët e UEFA-s të shoqëruar nga përfaqësues të FSHF, kanë vizituar stadiumet që do të mirëpresin këtë kampionat historik.
Përshtypja e përgjithshme e inspektorëve të UEFA-s ishte pozitive, ndërkohë që paralelisht janë vizituar edhe 28 hotele si dhe 21 qendra stërvitore, të cilat do të vlerësohen nga UEFA e do të formësohen në “Team Base Camp”-s për katalogun që do t’u ofrohet ekipeve finaliste.
Vizita e radhës e UEFA-s është planifikuar në mars të viti 2026 për të parë sërish ecurinë e këtij projekti madhështor, shkruan abcnews.
Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s vendosi në shkurt të këtij viti që Shqipëria të jetë një nga vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 të vitit 2027.
Ky turne, i cili do të zhvillohet në qershor të vitit 2027, do të përfshijë 16 skuadra që përfaqësojnë talentet më të spikatura të futbollit të moshave në Europë, mes tyre edhe lojtarë që tashmë aktivizohen në ligat më të mira të kontinentit.
(Kosova Sot Online)