Manchester po shqyrtonë mundësinë për të bërë një ofertë për një mesfushor
Gjiganti i Premierligës, Manchester Unitedi, po shqyrtonë mundësinë për të bërë një ofertë për një mesfushor të Atlético Madridit.
Sipas “Fichajes”, lojtari në shënjestër të “Djajve të Kuq” është Conor Gallagher.
Mesfushori anglez e ka parë të ardhmen e tij në kryeqytetin spanjoll të vihet disi në pikëpyetje javët e fundit, pasi po vuan për të siguruar një vend titullari të qëndrueshëm në formacionin e Diego Simeones.
Në këtë kontekst, disa klube të Premierligës janë raportuar se kanë shprehur interesim për firmën e tij.
Një prej tyre mund ta formalizojë interesimin gjatë afatit kalimtar të janarit, me një ofertë për ish-lojtarin e Chelseat.
Sipas raportimit të “Fichajes”, Manchester Unitedi e sheh Gallagherin si përforcimin ideal për skuadrën e Ruben Amorimit në gjysmën e dytë të sezonit.
Klubi anglez po konsideron të paraqesë një ofertë prej rreth 60 milionë eurosh këtë dimër.
Në Premierligë më parë, Gallagher kishte luajtur për Crystal Palacen dhe Chelsean.
(Kosova Sot Online)
