Një futbollist i njohur i Premierligës është kërcënuar me armë

  • A.P /
  • 03 November 2025 - 13:05
Një futbollist i njohur i Premierligës është kërcënuar me armë

Një futbollist i njohur i Premierligës, emri i të cilit nuk është bërë i ditur raportohet se është kërcënuar me armë më herët gjatë këtij viti, teksa po ecte rrugëve të Londrës së bashku me një mik të tij.

Policia e Londrës ka nisur një hetim pas këtij rast. Një agjent i futbollit raportohet se është arrestuar për këtë ngjarje.

Lojtari në fjalë, që vlerësohet mbi 60 milionë paund, po ecte rrugëve të Londrës me një mik, kur ndodhi incidenti.

Policia është lajmëruar në orën 11:14 në mbrëmjë më 6 shtator.

Agjenti, i cili gjithashtu përfaqëson një lojtar të kombëtares angleze, po hetohet rreth shantazhit ndaj shokut të lojtarit.

(Kosova Sot Online)