Distria Krasniqi ka fituar medalje bronzi në Grand Slamin e Abu Dhabit

  • A.P /
  • 28 November 2025 - 15:32
Distria Krasniqi ka fituar medalje bronzi në Grand Slamin e Abu Dhabit

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka rrëmbyer medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Grand Slamin e Abu Dhabit, duke bërë krenarë qytetarët e Kosovës dhe gjithë shqiptarët në ditën e festës së flamurit, 28 Nëntor.

Distria arriti fitoren e rëndësishme përmes repesazhit, duke mposhtur holandezen Naomi Van Krevel. Xhudistja nga Peja humbi në ‘golden score’, pasi një waza-ari i anulua dhe më vonë iu akordua kundërshtares së saj që kaloi në finale.

Përveç Krasniqit, Kosova përfaqësohet edhe nga Laura Fazliu (-63kg), e cila do të garojë të shtunën, dhe Shpati Zekaj (-100kg), që do të dalë në tapet të dielën.

Kjo fitore vjen si një tjetër dëshmi e suksesit të vazhdueshëm të Kosovës në xhudo dhe e vendos Distrian sërish në qendër të sportit ndërkombëtar.


(Kosova Sot Online)