Spalletti, Kontributi i Zhegrovës në pjesën e parë ishte i madh
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka pranuar se skuadra e tij ishte “ndonjëherë qesharake” në pjesën e parë ndaj Pafos, ku skuadra qipriote krijoi disa raste të rrezikshme dhe e detyroi portierin Di Gregorio të bëjë pritje vendimtare.
Megjithatë, me ndryshime taktike dhe futjen e Francisco Conceicao për Edon Zhegrovën, Juventusi u rigjallërua dhe shënoi dy gola në pjesën e dytë: McKennie në minutën e 67-të dhe Jonathan David në minutën e 73-të.
Spalletti theksoi rëndësinë e fitoreve për moralin e skuadrës dhe shtoi se “nevojitet më shumë përqendrim dhe përmirësim, veçanërisht në mbrojtje”, duke vënë në dukje mungesat e një qendërmbrojtësi me këmbë të djathtë dhe sfidat e lojtarëve në pozicionet e ndryshme.
Trajneri italian konfirmoi gjithashtu se synimi i tij është të zhvillojë një formacion 4-2-3-1 për ndeshjet e ardhshme në Champions League, duke punuar për të gjetur identitetin dhe stabilitetin e Juventusit.
Me këtë fitore, Juventusi arrin në 9 pikë pas gjashtë ndeshjesh, duke mbajtur ende shpresat për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
(Kosova Sot Online)
