Viti 2026 në basketbollin e Kosovës do të fillojë me ndeshjet çerekfinale e Kupës

  • A.P /
  • 07 January 2026 - 12:45
Viti 2026 në basketbollin e Kosovës do të fillojë me ndeshjet çerekfinale e Kupës

Viti 2026 në basketbollin e Kosovës do të fillojë fuqishëm me ndeshjet çerekfinale e Kupës. 

Përballjet e para do të sjellin emocione të mëdha, me duele interesante.

Sonte do të sfidohen kampionia Trepça dhe ish-kampioni Golden Eagle Ylli.

Duke marrë parasysh rëndësinë e ndeshjes, pritet një përballje mjaft interesante në Mitrovicë, me të dy skuadrat që synojnë fitore, por me koshdallim sa më të lartë.

‘Xehetarët’ janë fitues aktual të Kupës. 

Takimi tjetër i ditës së sotme është ndërmjet Borës dhe Rahoveci 029, ku të dy skuadrat synojnë fitoren, por njëkohësisht edhe kalimin në gjysmëfinale.

Ndeshje interesante priten edhe të enjten.

Vëllaznimi – Sigal Prishtina është një takim i barabartë dhe me emocione të mëdha. 

Bashkimi – GO+ Peja është dueli kryesor i çerekfinaleve, i skuadrave me traditë dhe që kanë nisur mjaft mirë edicionin, duke u gjendur në pjesën e epërme të renditjes.

Të dy skuadrat do të bëjnë çmos për fitore në ndeshjen e parë, e më pas sigurisht të kualifikohen në gjysmëfinale. 

Ndeshjet kthyese çerekfinale do të zhvillohen më 21/22 janar. 

Në çerekfinale do të zhvillohen dy ndeshje me sistem vajtje-ardhje dhe skuadra më e mirë nga të dy ndeshjet kualifikohet në gjysmëfinale. 

Çerekfinalet e Kupës

E mërkurë 

18:45 Trepça – Golden Eagle Ylli

18:45 Bora – Rahoveci 029

E enjte

18:45 Vëllaznimi – Sigal Prishtina

18:45 Bashkimi – GO+ Peja.

(Kosova Sot Online)