Mjekët gënjyen për dëmtimin e Neymarit

  • A.P /
  • 29 May 2026 - 09:30
Mjekët gënjyen për dëmtimin e Neymarit

Në Brazil ka shpërthyer një skandal i madh përpara Kupës së Botës, pas dyshimeve se dëmtimi i futbollistit Neymar është fshehur nga stafi mjekësor i klubit Santos.

Sipas mediave në Amerikën e Jugut, sulmuesi mund të ketë qenë i dëmtuar në momentin kur u ftua nga përzgjedhësi Carlo Ancelotti, por kjo gjendje nuk është bërë e ditur në kohë.

Më vonë u konfirmua se Neymar vuan nga një dëmtim në pulpë dhe pritet të mungojë disa javë, duke rrezikuar pjesëmarrjen në ndeshjet përgatitore dhe fillimin e turneut.

Ndërkohë, disa media braziliane raportojnë se ekzistojnë dyshime për dokumentacion mjekësor të pasaktë të lëshuar nga klubi, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën e situatës.

Zhvillimet kanë shtuar presionin mbi kombëtaren braziliane, ndërsa mbetet e paqartë nëse Neymar do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës.

(Kosova Sot Online)