FIFA nis një projekt të ri
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka nisur një projekt të ri kushtuar shëndetit dhe performancës sportive të grave në futboll, me qëllim mbushjen e një boshllëku të madh në kërkimin shkencor mbi nevojat specifike të atleteve femra.
Iniciativa, e quajtur “Projekti i Shëndetit dhe Performancës Femërore i FIFA-s”, përbëhet nga module online që ofrojnë kërkime dhe të dhëna të rishikuara nga kolegët mbi 13 fusha që prekin futbollistet femra, nga shtatzënia dhe pjelloria deri te rikuperimi dhe ushqyerja.
Sipas FIFA-s, vetëm gjashtë përqind e kërkimit shkencor sportiv përqendrohet ekskluzivisht te gratë, prandaj stërvitja e zhvilluar për atletët meshkuj përdoret shpesh në praktikë.
Projekti nuk synon vetëm lojtaret, por edhe trajnerët, drejtorët sportivë, stafin mjekësor, si dhe federatat dhe ligat në të gjithë botën, me qëllim përmirësimin e të kuptuarit të sportit të grave dhe heqjen e paragjykimeve dhe temave tabu.
Drejtoresha e futbollit të femrave në FIFA, Sarai Bareman, tha se qëllimi i organizatës është të përmirësojë shëndetin, mirëqenien dhe performancën e futbollisteve femra në të gjitha nivelet.
Iniciativa bazohet në një projekt pilot të kryer përpara Kupës së Botës për Femra 2023, kur u prezantuan programe të specializuara trajnimi të përshtatura për gratë.
(Kosova Sot Online)
