Minjtë qeshin kur i gudulisni dhe ja si tingëllon e qeshura e tyre

  • E.K /
  • 03 prill 2021 - 12:47
Minjtë qeshin kur i gudulisni dhe ja si tingëllon e qeshura e tyre

Shkencëtarët kanë zbuluar se minjtë mund të qeshin kur i gudulisni – por vetëm kur janë në disponim të mirë.

Hulumtuesit e Universitetit Humboldt të Gjermanisë, të cilët i kanë gudulisur minjtë e gjinisë mashkullore për studimin e tyre të publikuar në Science, thonë se e kanë dëshmuar që për herë të parë e qeshura mund të shkaktohet nga stimulimi

Neurobiologu Shimpei Ishiyama ka thënë për LA Times se gudulisja e shkakton një “formë primitive të kënaqësisë” tek kafshët.

Ishiyama dhe lideri i hulumtimit Dr Michael Brecht kanë gudulisur minjtë në shpinë, stomak dhe bisht dhe i kanë vëzhguar reagimet e kafshëve, të cilat kanë përfshirë vokalizime me zë të lartë – si e qeshura – por të cilat janë të padëgjueshme për veshin e njeriut, megjithatë mund të dëgjohen në një formë më të ngadaltë në videon e mëposhtme.

(Kosova Sot Online)